Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Themelore në Gjilan është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë të Kamenicës.

Gazeta ka mësuar janë ndërtuar tri objekte të reja të kazioneve.

Siç mëson Demokracia.com Policia ka ndërmarr këtë aksion për rrënimin e tyre.

Në anën tjetër Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për këtë operacion.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Ballkani.info se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion atje.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Image