Detaje nga aksidenti i frikshëm në Skenderaj, ku 18 vjeçari ‘rrembeu’ autobusin VIDEO

Mësimin e kishte përfunduar dhe po e priste autobusin për t’u nisur për shtëpi.

Por, 18 vjeçarit G. Ahmeti nga Rrezalla e Skënderajt nuk iu prit dhe hipi në një tjetër autobus.

Ai e ndezi mjetin e kompanisë “Bajriqi” dhe e nisi, meqë shoferi nuk ishte në të. Nga stacioni i qytetit doli në rrugën kryesore ku edhe e goditi një veturë.