Kanë kaluar më shumë se 1 orë e 15 minuta që kur ka nisur takimi i krerëve të koalcionit qeveritar në zyrën e kryeministrit Haradinaj.
Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se takimi është relaksues, mirëpo Haradinaj vazhdon të këmbëngulë që taksa 100 ndaj mallrave serbe mos të pezullohet sipas kërkesës së kryeparlamentarit Veseli për 120 ditë.
Në takim janë Haradinaj, Veseli, Limaj dhe Pacolli.
Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim nga i cili varet vazhdimi ose shpërbërja e Qeverisë së Kosovës.







