Dështon seanca për 400 kg kokainë, gjykata ende nuk e ka gjetur ku është njëri nga të akuzuarit

Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë të cilat në vitin e kaluar u kapën në Lipjan.

Seanca që po mbahej në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet pasi që gjykata ende nuk e ka gjetur se ku është Kadri Sheqiri, njëri prej të akuzuarve.

Gjykata ende nuk ka mundur që të jep përgjigje se pse i njëjti nuk ka ardhur në seancë pasi ka qenë nën masën ‘lajmërim në stacion policor’. As ai nuk ka prezantuar në seancë e as avokati i tij.

Në një sqarim të shpejt gjykatësi ka thënë që nuk mund të thuhet me saktësi se a është ftuar në mënyrë të rregullt.

Përveç Kadri Sheqirit të akuzuar janë edhe pronarit i kompanisë “MC FOOD” (ku edhe u gjetë droga), Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Seanca është shtyrë për 21 dhjetor.

Aktakuza ndaj të dyshuarve është ngritur me 14 nëntor të këtij viti./GazetaInsajderi