Dështon përfundimisht kalimi i Hysajt te Roma, transferohet Zappacosta

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Davide Zappacosta ka ateruar në Itali për të finalizuar huazimin e tij te Roma.

Zappacosta u pa në aeroportin e Romës “Fiumicino” të martën në mbrëmje dhe dukej të ishte me humor të mirë përpara lëvizjes së tij.

“Më ka munguar aq shumë Italia. Jam i lumtur që kthehem këtu në Romë”, tha ai për “Sky Sport Italia”.

27-vjeçari do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore në Villa Stuart përpara se të nënshkruajë kontratë.

Ai është transferi i ri i romakëve pas Pau Lopez, Gianluca Mancini dhe Leonardo Spinazzola.

Në këtë mënyrë dështon edhe kalimi i Elseid Hysajt te Roma nga Napoli, me mbrojtësin shqiptar që duket se do të mbetet rezervist te skuadra e Ancelottit.

loading…