Duket se ky është viti i Liverpoolit.
Skuadra e Pep Guardiolës ka rrëshqitur sërish në Premierligë, duke mbetur tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë, City u shokua në shtëpi duke u mposhtur 0-2 nga Wolves.
Të dy golat për Wolves i shënoi Adama Traore në minutat 80-të dhe 90-të, atëherë kur City po kërkonte të gjejë rrjetën e kundërshtarit, por pranuan nga kundërsulmet – për t’u ndëshkuar për herë të dytë këtë edicion, teksa ka edhe një barazim.
Kjo humbje e lë Man Cityn tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit, që është kandidati më serioz për titull këtë sezon.
https://tiger.cdnja.co/v/42/42GG.mp4?secure=xj9nCfPT5-_fZMKuOPZNtg&expires=1570379400
https://tiger.cdnja.co/v/10/10E6.mp4?secure=pTzHOwBTCcpR9A52j39fGw&expires=1570379400







