Dështon ideja Ibrahimovic, Milani interesohet për sulmuesin serb

Milani është në kërkim të një qendër-sulmuesi tash e një kohë të gjatë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar Real Madridin për 21 vjeçarin serb, Luka Jovic.

Ish sulmuesi Benficës dhe Frankfurtit u bashkua me madrilenët, verën e kaluar me një marrëveshje 6 vjeçare, mirëpo sulmuesi mund të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Milani është në bisedime edhe me sulmuesin suedez, Ibrahimovic, por thuhet se tanimë negociatat kanë ngecur dhe me shumë mundësi Milani do të mundohet ta bind Jovicin t’i bashkohet gjatë këtij afatit kalimtar “Rosonerëve”