Dështojnë diplomatët rusë: Me foto të refugjatëve kosovarë kundërshtojnë bombardimet e NATO-s

Faqja zyrtare e ambasadës së Rusisë në Afrikë të Jugut ka bërë disa huqje brenda dy fjalive në një deklarim të tyre ku tentojnë ta kritikojnë sulmin e NATO-s mbi çaqet serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Si pikë e parë, ata përdorin fotografinë e famshme të një nëne kosovare e cila me foshnjën e saj në gji po dëboheshin nga Kosova nga forcat serbe, shkruan lajmi.net.

Së dyti, ata shkruajnë se intervenimi i NATO-s është bërë mbi një shtet sovran duke iu referuar kështu Serbisë dhe se ky sulm ka marrë jetën e 2000 njerëzve “të pafajshëm”.

“Sot është 22 vjetori i ditës kur NATO solli vdekjen dhe shkatërrimin në Jugosllavi duke sulmuar një shtet sovran në shpërfillje të ligjit ndërkombëtar. “Ndërhyrja humanitare” 78 ditore e NATO-s mori jetën e 2000 njerëzve të pafajshëm dhe shumë të tjerë i shndërroi në refugjatë.”, shkruhet në reagimin e tyre.