Dështoi te Lazio, Durmishi drejt Fenerbahçes

Riza Durmishi nuk do të luajë me Lazion këtë sezon. Mbrojtësi me origjinë shqiptare i cili luan me Danimarkënm nuk u përshtat me bardhekaltërit vitin e kaluar dhe tani Igli Tare ka gjetur destinacionin për 25-vjeçarin.

Drejtori Sportiv i Lazios është në bisedime të avancuara me Fenerbahçen, me këta të fundit që kanë fituar derbin e merkatos me Beshiktashin për lojtarin, duke ofruar huazimin me të drejtë blerjeje.

Durmishi luajti vetëm 10 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar dhe i kushtoi Lazios 6 milionë euro, ndërsa tani Tare pretendon të paktën 5 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

loading…