Dështim i madh për Barçën, mposhtet nga Granada me përmbysje të rezultatit

Barcelona ka dështuar që të marr vendin e parë në renditjen tabelare të La Ligas pasi është mposhtur me rezultat 2-1 nga Granada në “Camp Nou” në ndeshjen e mbetur nga javët e kaluara.

Mysafirët u treguan shumë të efektshëm në pjesën e dytë të ndeshjes edhe pse ishte goli i Leo Messit i realizuar në minutën e 23’ që i kishte vendosur në disavantazh.

Përmbysja e madhe dhe e pa pritur nga Granada erdhi në minutat 63’ dhe 79’ me golat e realizuara nga Machis dhe Molina.

Kështu Barcelona lëshoi një mundësi të artë për t’u bërë skuadra favorite në luftën për titull dhe tani ka pikë të barabarta me Real Madridin, nga 71 në vendin e tretë dhe dy më pak se Atletico Madridi në vendin e parë.