Dëshpëruese, përfundimisht Donjeta jashtë kampionatit Botëror

Komiteti Olimpik i Kosovës ka lajmëruar sot se boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk është pajisur me vizë për të garuar në Indi.

Shumë sportistë të Kosovës janë duke pasur probleme me viza për të udhëtuar në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Përfundimisht, boksieres tonë, Donjeta Sadiku, i mohohet pjesëmarrja në kampionatin botëror në Neë Delhi të Indisë. Shteti i Indisë nuk lejoi t’i japë vizën Donjetës, me arsyetimin se nuk e njohin Republikën e Kosovës”, thuhet në një positim të Komitetit Olimpik të Kosovës në Tëitter.

Dje Spanja u dorëzua para Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik, pasi që dha vizat për atletët kosovarë për të marrë pjesë në një garë në Barcelonë, por kjo nuk ka ndodhur me Indinë.

Ky refuzim e prek shumë Donjetan, e cila është duke luftuar për të marrë pikë olimpike, në mënyrë që të konkurrojë për medalje olimpike në lojërat olimpike të Tokios.