Një aksident i rëndë i mori jetën gruas 70 vjeçare në Zhabarë të Mitrovicës, pasi u godit nga vetura.

Policia dhe Spitali kanë konfirmuar vdekjen e gruas në vendin e ngjarjes, mirëpo për të parët ka ankesa.

Dëshmitari i thotë “Jepi zë” se Policia është vonuar shumë derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes.

Madje, sipas tij, qendra e thirrjeve emergjente nuk e ka hapur telefonin për pesë herë.

Vetëm në thirrjen e gjashtë, ai ka mundur ta raportojë rastin.

Sidoqoftë, Ekipi emergjent i mjekëve e kanë konstatuar se e aksidentuara vdiq në vendin e ngjarjes.