Dëshmia e turistit norvegjez në Radhimë: Dëgjuam të shtënat dhe ia mbathëm

Një turist norvegjez ka treguar për A2 CNN detaje nga ngjarja në Radhimë të Shqipërisë, ku paraprakisht raportohet për persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

“Dëgjuam të shtënat dhe vrapuam. Ishin dy ose tre të shtëna”, tregon ai. “Nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ka mbetur njeri i plagosur. Isha pak i trembur, por dridhesha. Isha me familjen”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në bregdet, ku forca të shumta policia kanë rrethuar vendin. Sipas Policisë, po hetohet për motivet e ngjarjes.