Dëshmi se si Serbia përmes dezinformateve në portalin ‘Kosovo Online’ përpiqet të krijojë jo stabilitet në Kosovë

Një mision i mediave serbe në Kosovë, ka për qëllim krijimin e trazirave të mundshme dhe përhapjen e dezinformatave ndër më të rëndat, që e paraqesin Kosovën si shtet jo stabil. Pre e këtij portali bien shumë kosovarë, përfshirë analistë që vazhdimisht pranojnë të deklarohen për ta. Syri.net ju sjell disa fakte se si portali serb ‘Kosovo Online ’shtrembëron çdo ngjarje në Kosovë, për qëllime të qarta. Përhapjen e lajmeve të rreme.

Me datë 09 Maj 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues dhe me pretendim të rremë, në të cilën kishte folur redaktori i këtij portali, Milos Garic. Drejtori i portalit Kosovo-Online, kishte thënë se “Kurti erdhi në pushtet duke i hapur terrenin duke arrestuar Thaçin dhe Veselin dhe u bë sunduesi i padiskutueshëm i situatës politike”. Ky pretendim i redaktorit të këtij portali në gjuhën serbe është i pasaktë dhe i pa bazuar në fakte.

Më poshtë Syri.net Kosova ju sjell një përmbledhje të të gjitha lajmeve të rrejshme që ky portal me mision të caktuar, i bën për Kosovën.

Me datë 11 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet se 5 persona të arrestuar në Kosovë, të dyshuar për veprimtari terroriste, “kishin planifikuar një sulm kundër pranisë ndërkombëtare në vend – KFOR”. Andaj, ky link, dëshmon se nga kjo përmbajtje, shihet se tendenca për ta argumentuar se gjoja ky grup i arrestuar për terrorizëm, kishte për qëllim sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, nuk argumentohet me asnjë fakt dhe si i tillë është konsideruar si dezinformatë dhe teori konspirative.

Me datë 03 Nëntor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, duke transmetuar një deklaratë të lëshuar nga “Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë”, se në Mogillë të komunës së Vitisë, janë shfaqur disa mbishkrime në mure të shtëpive si “ALB”, “Albania” dhe “OQK”. Këto pretendime ishin konsideruar si të njëanshme, pa paraqitje të fakteve dhe dezinformuese nga kjo faqe që detekton lajmet e rreme.

Me datë 27 Nëntor 2021, “Kosovo-Online” ka publikuar disa artikuj me tituj dhe përmbajtje dezinformuese dhe tendencioz për incidentin në Gllogjan. Artikulli i publikuar nga kjo media me titullin “Të shënat në autobus tronditën Kosovën: Gllogjani ishte bazë e UÇK-së, shumë armë nëpër shtëpi, policia ishte e pafuqishme”, paraqet rrejshëm situatën e sigurisë në Kosovë të brishtë dhe mundohet që ta ndërlidhë këtë incident me armët e përdorura nga UÇK-ja gjatë luftës (1998-1999), pasi sipas tyre, “Nuk duhet harruar se një numër i madh armësh ilegale mbetën në duart e civilëve në zonën e Gllogjanit, pasi aty u zhvilluan disa nga luftimet më të ashpra në vitet 1998 dhe 1999.

Me datë 27 Nëntor 2021, “Kosovo Online” ka publikuar një artikull-intervistë tjetër me një person i cili njihet për qëndrimet e tij pro-serbe dhe ruse dhe kundër Kosovës, me titullin “Galijaseviq: Sulmi në Gllogjan është një terrorizëm klasik para shtetëror”. Në këtë artikull, i ashtuquajturi, ekspert i sigurisë, Dzevad Galijasheviq e cilëson incidentin në Gllogjan si “terrorist” ndërsa Kosovën si “burim të terrorizmit dhe krimeve tjera të rënda”. Ai gjithashtu dezinformon lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, duke deklaruar se “Kosova është një hapësirë ​​e hapur për krimin e organizuar dhe se Kosova nuk ekziston nëse nuk ka krim të organizuar, terrorizëm dhe drogë.”

Me datë 10 Dhjetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues me titull “sulm joreal ndaj serbëve në Kosovë për vitin e ri”, i cili më pas është demantuar nga portali Fake Neës nga Serbia, i cili merret me dekonstruktimin e lajmeve të rrejshme, për raportimin se Policia e Kosovës do të realizoj një aksion në veri. Ky lajm ishte demantuar edhe nga Policia e Kosovës.

Me datë 17 Dhjetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull, duke transmetuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se “autoritetet e Kosovës po përpiqen, siç është shprehur, të krijojnë konflikte me tendencën për ta marr nën kontroll stacion e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç, në veri të Kosovës”. Por ky link ka verifikuar faktet dhe ka vlerësuar se ky pretendim nuk i bazuar në asnjë fakt të vetëm, dhe si i tillë është përhapur nga mediumi në gjuhën serbe Kosovo-Online.

Me datë 02 Janar 2022, Kosovo-Online ka publikuar një artikull, duke transmetuar një deklaratë të Milovan Drecun, duke pretenduar se “autoritetet e Kosovës po synojnë realizimin e një plani për spastrim etnik ndaj serbëve dhe bashkim me Shqipërinë”. Këtu verifikpohen faktet se ky pretendim është tërësisht i pabazuar.

Me datë 14 Janar 2022, Kosovo-Online ka publikuar një artikull me titull “Çitaku: Llogaria ime në Facebook është bllokuar për shkak të njoftimit për Gjokoviqin”. Ky është linku që verifikon faktet e këtij artikulli të shkruar nga ky portal, dhe ka vërtetuar se titulli ngritë një pretendim të sajuar.

Me datë 16 Janar 2022, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, duke ju referuar të ashqtuquajturës “Zyra për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, se një qytetar serb nga fshati Runikë i komunës së Skenderajit është sulmuar nga shqiptarët “si pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të Prishtinës”. Kjo dezinformatë ishte demantuar nga Policia e Kosovës, portali TheGeopost dhe mediumi boshnjak Istraga.ba.

Lista e dezinformatave nga Kosovo-Online gjatë vitit 2021, në dy aksione të ndara të Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës

Nga data 20 Shtator 2021 deri më 02 Tetor 2021, Policia e Kosovës  kishte realizuar një aksion për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat me Serbinë, dhe gjatë kësaj kohe, mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-Online” kishte publikuar disa dezinformata dhe lajme të rreme, me qëllim të nxitjes së tensioneve ndëretnike.

Me datë 21 Shtator 2021, Kosovo-Online kishte publikuar një artikull dezinformues të publikuar në “Novosti” dhe mediat tjera serbe me titullin: “Novosti: Pjesëtarët e FSK-së në Jarinje”, duke ju referuar se “një nga pjesëtarët e forcave speciale është fotografuar duke mbajtur një çantë shpine me shenja me shenja të Forcës së Sigurisë së Kosovë.” Kjo dezinformatë e mediave serbe ishte demantuar nga Policia e Kosovës, e cila kishte deklaruar se “vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë janë të pavërteta.”

Me datë 22 Shtator 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, me qëllim të nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe rritjes së tensioneve, duke pretenduar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një qytetar të komunitetit serb dhe KFOR-i e ka parandaluar incidentin. Kjo ishte demantuar nga Policia e Kosovës, duke thënë se “Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, se kinse në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe KFOR e ka parandaluar incidentin”. Edhe një studim i një profesori universitar që merret me çështjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, e ka konsideruas këtë lajm të Kosovo-Online si dezinformatë dhe dramatizim nga mediat serbe.

Me datë 25 Shtator 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, ku është raportuar se në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, pasi që siç thuhet, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar ta nxjerrin nga vetura një person dhe KFOR-i e ka parandaluar kinse incidentin. Ky pretendim i Kosovo-Online ishte demantuar nga Policia e Kosovës, të cilët kishin thënë se “Referuar informacioneve zyrtare, të verifikuara mirë dhe saktë nga terreni, një rast i tillë nuk ka ndodhur fare, jo vetëm në pikën kufitare në Bërnjak por as edhe në ndonjë lokacion apo pikë tjetër kufitare, andaj kjo është vetëm një informatë e pavërtetë dhe  tendencioze”.

Me datë 28 Shtator 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues kinse pjesëtarë të zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë larguar flamurin serb nga transmetuesi i operatorit serb të telefonisë, “MTS”. Kjo ishte demaskuar nga Policia e Kosovës, media kosovare që merret me verifikimin e fakteve, ky link dhe profesori universitar që merrem me çështjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Me datë 01 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, duke transmetuar një deklaratë të nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, i cili ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës kanë dëmtuar me qëllim dhjetëra automjete të serbëve të cilat ishin të parkuara në rrugë, në pikën kufitare në Bërnjak. Kjo ishte demaskuar nga Policia e Kosovës, duke shtuar se “Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të Igor Simic të publikuar në rrjetin e tij social facebook, të titulluar – Primitivizëm i Njësive Speciale të Kosovës në Bërnjakë, i cili pastaj si spekulim i tillë është publikuar edhe në portalin serb Kosovo – online. Në këto shkrime spekulohet se kinse njësitet speciale (NJSO) të PK-së, me rastin e kryerjes së ndërrimeve në kalimin kufitar Bërnjakë, me date 30 shtator 2021 rreth orës 23.30, kinse me qëllim kanë dëmtuar dhjetëra automjete private të parkuara në rrugë, sipas fotografive kinse janë gërvishtur nga zyrtarët veturat në fjalë”.

Me datë 01 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull me titull “Gomat e kamionetave serbe të prera në Jarinje, serbët dyshojnë në anëtarët e ROSU”, akuzohet Policia e Kosovës se kinse ka shpuar gomat e dy kamionetave të vendosura në barrikada, derisa në anën tjetër, mediumi kishte fshehur targat e tyre me mbishkrimin “UNMIK”. Ky rast ishte trajtuar nga mediat e ndryshme në Kosovë.

Me datë 13 Tetor 2021, policia dhe dogana e Kosovës kishte realizuar një aksion kundër kontrabandimit të mallrave, i cili ishte kundërshtuar nga serbët lokal, të cilët protestuan dhe ngritën barrikada. Rol të rëndësishëm në nxitjen e këtyre protestave, barrikadave dhe nxitjes së urrejtjes dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ishte edhe mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-Online”.

Me datë 13 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull me pretendimin se pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës kanë plagosur një qytetar të Zveçanit. Ky pretendim i bërë nga Kosovo-Online nuk është argumentuar me asnjë fakt dhe se ky pretendim është konsideruar si dezinformatë nga mediumi për verifikimin e fakteve, Hibrid.info.

Me datë 14 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull tjetër dezinformues, duke ju referuar përsëri deklaratës së nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, i cili kishte pretenduar pa fakte se “Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë zjarri në shtëpi private në veri”. Kjo dezinformatë gjithashtu ishte demaskuar nga media kosovare që merret me verifikimin e fakteve, Hibrid.info.

Me datë 15 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues, duke ju referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “Britania e Madhe qëndron prapa aksionit të Policisë së Kosovës” për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Ky pretendim ishte demaskuar (Kliko këtu) dhe konsideruar si dezinformatë dhe teori konspirative, nga media kosovare që merret me verifikimin e fakteve

Me datë 20 Tetor 2021, Kosovo-Online ka publikuar përsëri një artikull dezinforumes, duke transmetuar përsëri një deklaratë të drejtorit të “Zyrës për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili kishte thënë se “qytetari serb në veri u plagos nga policët e Kosovës”. Këto pretendime ishin demaskuar dhe konsideruar si dezinformatë nga media kosovare që merret me verifikimin e fakte.