Vrasja e të riut

“Dëshirë për gjak”: Kajtazi reagon ndaj kërkesave për dënimin me vdekje të të miturve në Podujevë

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka kundërshtuar zërat që thërrasin për dënimin me vdekje të të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Në një reagim në rrjetet sociale të hënën, Kajtazi tha se shteti nuk duhet të jetë vrasës, siç janë individët.

Ai ka thënë se këto kërkesa prodhojnë individ të dhunshëm.

“Kërkesat masive për dënim me vdekje të të miturve, nuk vijnë nga përkushtimi për drejtësi, por nga dëshira për gjak dhe hakmarrje. Këto kërkesa prodhojnë individ të dhunshëm dhe vrasës sepse shoqëria po do zgjidhjen e problemeve në mënyrë të dhunshme”, ka thënë gazetari.