Deschamps mendon se Henry do të jetë i suksesshëm te Monaco

Sipas përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps, Thierry Henry ka gjithçka çfarë i duhet për të qenë i suksesshëm në drejtimin e Monacos.

Klubi nga Principata njoftoi të shtunën se Henry do të zëvendësonte të shkarkuarin Leonardo Jardim në pozitën e trajnerit, me ish lojtarin e Arsenalit që është rikthyer te skuadra ku e nisi karrierën si profesionist.

“Unë e telefonova atë por nuk i dhashë asnjë këshillë. Thierry është gati, ai ka bërë gjithçka  për të arritur këtë moment. Henry ka shumë entuziazëm”, u shpreh Deschamps për Telefoot.

Edhe ish bashkëlojtarët e Henryt te Arsenali, Robert Pires dhe William Gallas e kanë mbështetur emërimin e 41 vjeçarit në stolin e Monacos duke besuar se shumë shpejt do të jetë në nivelet më të larta.