Deschamps e quan përrallor Marokun, por s’e ka frikë

Francë-Marok po afrohet më shumë. Është gjysmëfinalja e Botërorit 2022, një ndeshje për t’u përballur me përqendrimin e duhur për transalpinët, të cilët nuk do ta nënvlerësojnë kundërshtarin. Ky është qëndrimi i Didier Deschamps, i cili foli në konferencën për shtyp.

Maroku deri më tani ka pësuar vetëm një (auto)gol, sado i parëndësishëm kundër Kanadasë: “Maroku ka aftësi shumë të mira mbrojtëse. Kjo nuk është për të reduktuar ekipin kundërshtar vetëm në këtë aspekt. Ka një organizim shumë efektiv, shumë racional, ku lojtarët ndihen mirë. Maroku ka lojtarë cilësorë edhe në aspektin sulmues, të aftë për të lënduar këdo”.

Megjithatë, Franca është gati: “Lojtarët e mi nuk më befasojnë, disa nuk kishin përvojë ndërkombëtare. Asnjëherë nuk e dini se si mund të reagojnë, veçanërisht emocionalisht. Ka një dinamikë pozitive që është krijuar. Është kënaqësi të jesh çdo ditë me këtë grup. Jemi vetëm në gjysmëfinale. Tashmë është një arritje e mirë.

Nuk kemi asnjë sekret, na nevojitet kombinimi i shumë gjërave: cilësia e lojtarëve, por kjo nuk mjafton, forca kolektive, gjendja shpirtërore. Nuk ka asnjë recetë mrekullie. Katër vite më parë triumfuam në një mënyrë të caktuar. Fjala e pare  është përshtatja. Unë përshtatem me situatat, me lojtarët. Dua të marr më të mirën nga çdo lojtar”.

Komplimentet nga trajneri francez për kolegun e tij Regregui: “Urime atij, stafit të tij. Ata kanë krijuar diçka përrallore. Sipas të dhënave, sot teknologjitë e reja çojnë në marrjen e më shumë informacioneve për ekipin tënd, për kundërshtarët. Ka disa të dhëna që nuk më interesojnë. Të dhënat janë kryesisht atje për të konfirmuar atë që kam parë me stafin tim”.

Maroku do të ketë stadiumin në krah: “Klimë armiqësore? Nuk më pëlqen termi armiqësor. Ekziston një entuziazëm popullor shumë i rëndësishëm. Lojtarët e mi të paralajmërohen, është pjesë e kontekstit. Lojtarët e mi e dinë se çfarë i pret. Në çdo rast, nuk janë tifozët ata që shënojnë gola”.

Deschamps shpenzon fjalë të rëndësishme për Antoine Griezmann: “Ai ishte shumë i mirë, një lojtar që ka këtë aftësi për të ndryshuar fytyrën e ekipit. Ai ka një volum të madh loje, sjell prekjen teknike në një rol ndryshe që i shkon shumë. Ai gëzon po aq kënaqësi kur bën një ndërhyrje sa edhe kur bën një pasim.

Gjithmonë mendonte kolektivisht. Ka një bujari mbi mesataren. Ai ka qenë në nivelin më të lartë për dhjetë vite, ka pasur momente më të vështira, por ka këtë mentalitet si lojtarët e mëdhenj për të qenë gjithmonë aty kur nevojitet”.