Kryetari i Deçanit

Derisa Shkumbin Demaliaj njoftoi se do të dalë i pavarur, Bashkim Ramosaj shihet në shoqërinë e Daut Haradinajt

Shkumbin Demaliaj, anëtar i kryesisë së AAK-së ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të komunës së Deçanit si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen në vitin 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka hedhur akuza ndaj qeverisjes aktuale në këtë komunë.

Tutje, Demaliaj ka thënë se në zgjedhjet qendrore do ta mbështesin të gjithë Ramush Haradinajn dhe programin e tij nacional për qeverisje.

Ky vendim i Demaliajt vije pasi që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vendosi që ta kandidojë edhe për një mandat në krye të Deçanit, kryetarin aktual, Bashkim Ramosaj.

E pikërisht në kohën kur Demaliaj e bëri njoftimin se do të kandidojë i pavarur në Deçan, Daut Haradinaj bëri një postim në Facebook ku shihet në shoqërinë e Bashkim Ramosajt.

“Kënaqësi të jemi bashkë si gjithmonë në familjen e Metë Sylëve në Deçan! Ju rritë ndera Ramiz, e gjithë familjes se Metë Sylëve”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Prishtina