Derisa dje në shesh protestohej për të drejtat e gruas, shumë raste të dhunës ndaj tyre u raportuan

Në shumë vende të botës, por edhe në Kosovë dje u protestua për të drejtat e gruas.

8 Marsi e cila njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua dje në mënyra të ndryshme, e në mesin e tyre edhe me protestë.

Por pavarësisht thirrjeve të shumta që të ndalet dhuna ndaj grave, pati të tillë që edhe në 24 orët e fundit nuk ndaluan së përdoruri dhunë ndaj grave, ndaj nënës e dikush tjetër ndaj vajzës e raste të ndryshme të raportuara në polici.

Raste të dhunës në familje pati në Prishtinë, Viti, Han të Elezit e në Suharekë.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 07.03.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Viti, 07.03.2022 – 11:40. Me 08.03.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE

Hani Elezit 08.03.2022 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 08.03.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare (e mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.