Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u njoftua se paga minimale do të bëhet 350 euro bruto. Për këtë, më vonë do të shkruante edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Megjithatë, disa prej komentuesve, duket se nuk janë të kënaqur me këtë vendim.
Murati ka marrë mbi 100 komente në postimin e tij, ku shumë prej komentuesve, kanë shprehur dyshime se kjo po ndodhe vetëm për shkak se vendi shumë shpejt pritet të shkojë në zgjedhje.
“Keni fillu me imitu qeverit e perparshme,para zgjedhjeve do i rrisim pagat! Pagat deri tash eshte dasht te rriten konform inflacionit.Paga minimale 350€ ne muaj nisu nga vetja juaj zoteri minister! Pensionistet dhe Veteranet jan shtresa me e nenqmuar nga secila qeveri e Kosoves!” – ka komentuar një qytetar.
“Mos e luj king Veq edhe ni kerkes: bonja edhe vetit rrogen qikaq edhe kqyre qysh jetohet me te njejten shum minimale.” – ka shkruar një tjetër.
Në disa komente, qytetarët i kanë propozuar Muratit që të jetojë më pagë 350 euro në muaj.
Një person tjetër ndërkaq, ka ironizuar se deri më nëntë shkurt, paga minimale do të bëhet 500 euro.
“Pasha Zotin qysh po e shoh deri me 9 shkurt 2025 edhe 500€ ka me tekalu!
Shkepni sa te muni se ikeni grumbullu qe 5 vite,veq menoni dhe për veterant e luftes dhe kategorit tjera, se me 170€ as rrymen nuk mujne me pagu!” – ka shkruar ai.
Lexoni disa nga këto komente:











