Zyrtarisht nga nesër, partitë politike futën në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sonte në emisionin Rubikon, pas intervistës me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, me analistët e ftuar, në studion e Klan Kosovës iu bë një analistës listës me kandidatë për deputetë të këtij subjekti politik.

Analistja politike, Aida Dërguti, vlerësoi faktin se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po garon e vetme dhe pa NISMA-n.

Sipas saj, ky mund të jetë avantash i partisë së Ramush Haradinajt.

“Mund të ketë rritje, por nuk po futem tek shifra”, deklaroi ajo në Klan Kosova.