Dërguti e quan të pavërtetë lajmin se ajo do të bëhej kryetare e Kuvendit në një marrëveshje me PDK-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Ballkani.info se kjo parti ishte ofruar PDK-së që se bashku ta bëjnë qeverinë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ballkani.info ka raportuar se në këtë marrëveshje Kadri Veseli, kryetar i PDK-së do të bëhej kryeministër e Aida Dërguti kryetare e Kuvendit.

Këtë e kanë thënë burimet tona të besueshme dhe për këtë Ballkani.info ka insistuar që të merr qëndrim nga PSD-ja, si dhe nga vetë zonja Dërguti, por kjo ka qenë e pamundur pasi që ata nuk janë përgjigjur në telefonatat tona.

Reagimi i plotë i Aida Dërgutit:

Ende pa u shpëndarë Kuvendi, ka filluar parafushata zgjedhore me një fushatë të egër shpifjesh. Pashë që emri im ishte lakuar edhe sot nëpër portale, ndërkohë që jam në shtëpi, me familje e musafirë. Kjo është hera e dytë brenda dy javësh. Përsëri duan të fitojnë vota në kurriz të kundërshtarëve, me akuza e shpifje. E ulët, tejet e ulët!
Partitë politike është më mirë të merren me përgatitje programesh për zgjedhje dhe të përpiqen t’u bëjnë ofertë serioze qytetarëve, sesa me shpifje për kundërshtarët!

P.S.
Great minds discuss ideas; average minds discuss events; small minds discuss people.
Eleanor Roosevelt

Më poshtë e gjeni shkrimin e Ballkani.info:

EKSKLUZIVE: PSD-ja iu ofrua PDK-së për ta bërë kryeministër Veselin. Kryetare e Kuvendit, Aida Dërguti