Derbi Vushtrria-Besa pa fitues, gabon Vëllaznimi i Ismet Munishit

Vushtrria dhe Besa kanë barazuar në kryendeshjen e javës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ndeshja e javës së 22-të e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” u mbyll baraz 2:2.

Dukagjini e ka mundur në shtëpi Vllazninë 3:1.

Ndërkohë Vëllaznimi ka gabuar sërish, duke mos marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Fushë Kosovës në udhëtim.

Më poshtë i keni rezultatet e plota.

Vushtrria – Besa 2-2
Onix – Arbëria 0-2
Dukagjini – Vllaznia 3-1
Drenasi – Vitia 2-0
Fushë Kosova – Vëllaznimi 0-0
Ramiz Sadiku – Kika 2-1
2 Korriku – Trepça 0-0
Bashkimi – Istogu 1-0