Derbi i xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, nuk ka dhënë fitues.
Ndeshja Prishtina – Drita e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi baras, 1:1.
Të dielën luajti edhe Ballkani. Pas fitores 1:0 ndaj Drenicës dhe barazimit 1:1 të Prishtinës dhe Dritës, e ka bërë Ballkanin lider të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e Drita kanë nga 39 pikë, kurse Prishtina mbeti në vendin e tretë me 37 pikë.
Nuk ka munguar atmosfera në stadium mes dy tifozërive “Plisat” dhe “Intelektualët”, ndonëse numri i tyre nuk është shumë i madh. Kishte po ashtu pak shikues edhe në tribunat tjera të stadiumit.
Prishtina e mbylli pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Dritës.
Sulmuesi Mario Ilievski shënoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e 43-të për epërsinë e skuadrës prishtinase.
Jorgo Pëllumbi nuk u kuptua me mesfushorin Albert Dabiqaj dhe bëri pasim të gabuar nga i cili përfitoi sulmuesi nga Maqedonia e Veriut. Është ndeshja e fundit e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Supergol shënoi edhe sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.
Ai barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 54-t.
Sulmuesi Krasniqi shënoi me asistim të Liridon Balajt.
Kampionia e Kosovës në futboll kishte katër fitore rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Por të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi vetëm një pikë.
Drita të enjten mbylli rrugëtimin e saj shumë të gjatë në garat evropiane. U eliminua nga Celje e Sllovenisë në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.







