Manchester United e ka mposhtur 2-0 në derbi Manchester Cityn.

United ka triumfuar në derbi kundër rivalit të përjetshëm, Manchester City.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultatin 2-0, në sfidën që u zhvillua në “Old Trafford”.

Golin e parë e realizoi sulmuesi Anthony Martial, në minutën e 30’ të takimit.

Në pjesën e dytë, kur City vazhdimisht po kërkonte barazimin, Unitedi në fund në minutën e 96-të shënoi edhe një tjetër.

Scott McTominay realizoi në portën e boshatisur nga Ederson për 2-0.

Kjo humbje e City vetëm sa e ofron Liverpoolin te titulli.

Diferenca është 25 pikë dhe në rast të nëj gabimi të mundshëm të Man City në sfidën e mbetur me Arsenalin, atëherë Liverpoolit i duhen vetëm edhe tri pikë për t’u shpallur kampionë.

Derisa Unitedi me këtë fitore edhe më shumë i është afruar objektivit, që është zona Champions League.