Të dyja skuadrat shënuan nga një gol, dhe që të dyja patën nga një gol të anuluar.
Dhe në fund, derbi i xhiros së parë i Premier Leagues ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit nuk dha fitues, pasi u mbyll me rezultatin 1:1.
Luis Diaz shënoi për epërsinë e Liverpoolit në minutën e 18-të kur u asistua nga Mohamed Salah.
Edhe Salah realizoi pas afër gjysmë ore lojë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Ben Chillwell asistoi në minutën e 37-të për golin e barazimit që e shënoi Axel Disasi, i transferuar në këtë verë.
Dy minuta më pas, Chillwellit iu anulua goli pas rishikimit të situatës në VAR, po ashtu për pozitë jashtë loje.







