Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Manchester United, Robin van Persie, shënoi 2 gola, ndërsa Feyenoord shpartalloi 6-2 Ajax-in, në një derbi të zjarrtë, De Klassieker, sfida më e madhe në Holandë.
Van Persie, 35 vjeç, shënoi nga një gol në çdo pjesë, ndërsa Jens Toornstra, Steven Berghuis, Tonny Vilhena e Yassine Ayoub shënuan nga një gol për Feyenoord. Për Van Persie ishte një ndeshje për histori, sepse u bë lojtari më i moshuar që shënon 2 gola në De Klassieker.
Ajax shënoi i pari me Lasse Schone dhe më pas Hakim Ziyech barazoi 2-2, para se Feyenoord të mos ndalej më.
Tre gola Ajax i pësoi që në pjesën e parë, nuk i ndodhte prej 1979 kundër Feyenoord-it, dhe për të dytën ndeshje rresht pëson të paktën 4 gola, gjë që nuk i ndodhte prej vitit 1959.
Ndërkaq, nuk ndodhte që prej 1964 (9-4) që Feyenoord t’i shënonte 6 gola Ajax-it.
https://www.youtube.com/watch?v=2jclq6_Xjq0







