Ditë më parë u raportua se derbi lokal Drita-Gjilani, mund të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Tashmë është vendosur që ky derbi të zhvillohet pikërisht në këtë stadium me fillim nga ora 20:00.

Mirëpo ende nuk janë bërë të ditur detajet për bileta dhe ndarjen e tribunave.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2001 që derbi do luhet jashtë qytetit të Gjilanit.

Ky derbi luhet në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës.