Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko ka thënë se që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë 651 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 3000 të tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Vasylenko lajmin e shpërndau në rrjetin social Twitter.
“Që nga fillimi i luftës 651 ndërtesa në Ukrainë janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 3000 janë dëmtuar pjesërisht. Barbare, ndalu Rusi”, shkroi ajo.
Since the beginning of war 651 buildings in #Ukraine completely destroyed and over 3000 damaged to some extent. Barbaric #StopRussia
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 22, 2022
Kujtojmë se deputetja në fjalë ishte bërë e famshme nëpërmjet publikimit të një fotografie ku pranë vetes kishte një kallashnikov, teksa po jepte intervistë për mediumin CNN.







