Deputetja kosovare publikon një ‘selfie’ pas operimit: “Më shumë po rri tu fjete e tu pushu”

Dy javë më parë deputetja kosovare Adriana Matoshi i është nënshtruar operacionit në tru.

Për gjendjen e saj shëndetësore janë kujdesur të gjithë duke i shkruar fjalë motivuese.

Duke pasur numër të madh ndjekësish, në rrjetet sociale po pranon mesazhe të shumta duke e pyetur se si qëndron ajo me shëndet.

Matoshi ndau një ‘selfie’ duke i falënderuar të gjithë ata që po i shkruajnë për shëndetin.

Postimi i plotë:

Faleminderit qe po m’shkruni e po m’thirrni me m’pyet per shëndetin. Ma shume po rri tu fjete e tu pushu, shume pak ne telefon edhe osht e pamundun me i hape krejt sms. Ma boni hallall! E di qe me kuptoni edhe nga brendsia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shume falënderuese. Zoti ju rujt e ju dashtë”, shkroi deputetja në postim.