Fitore Pacolli

Deputetja e VV’së pyet Kohën Ditore: Qysh po përputhet gazetaria e burimeve anonime me interesat e Kadri Veselit

Vetëvendosje ka vazhduar sulmin ndaj “Kohës Ditore” dhe në të njëjtën kohë  kanë thelluar akuzat ndaj Gjykatës Kushtetuese se është e kapur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Fitore Pacolli, deputete e VV’së, e ka pyetur gazetarin e “Kohës Ditore” se si po arrin t’i sigurojë burimet brenda Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin që do të publikohet për mandatarin e Qeverisë së re.

Kjo zyrtare njëkohësisht ka lëshuar akuza se Gjykata Kushtetuese është e kapur nga PDK’ja ndërsa një gazetar i “Kohës Ditore” po arrin të keqe qasje aty.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK?”, ka shkruar Pacolli, në një reagim në FB.

Këto dilema të deputetes së VV’së erdhën pas reagimit të Besnik Krasniqit, gazetar i KD, i cili tha se zyrtarët e VV’së po akuzojnë mediat duke u nisur nga paranoja dhe insinuatat.

Megjithëkëtë, Fitore Pacolli ka thënë se si është e mundshme që gazetaria e burimeve, që po publikohet nga “Koha Ditore” po përputhet me interesat e Kadri Veselit.

“E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime”, ka shtuar Pacolli.