Deputetja e VV-së i serviloset Kurtit me një ‘muhabet’ nga salloni i ondulimit

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku-Mullhaxha e ka shfrytëzuar një minutazhë goxha të gjatë në televizionin publik duke lavdëruar qeverinë dhe duke iu servilosur shefit të saj, kryeministrit Albin Kurti.

Madje ajo me opinionin e ka ndarë edhe një ‘muhabet’ nga salloni i floktares së saj.

“Po e them një ngjarje. Isha te parukierja edhe një vajzë e re, grua e re, nuk isha e bindur se ajo e përcjell fort politikën më tha: Ooo bre unë po flej rehat se e di që nesër kur të çohna Albini nuk ka me nënshkru naj marrëveshje të dëmshme.”, tha deputetja në RTK. /Demokracia.com/