Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, e ka quajtur të tmerrshme, tronditëse dhe skandaloze, rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, e cila është mbështjellë me çarçafë dhe njëkohësisht është futur në rrobalarëse.
Për këtë rast të cilin Spitali i Pejës njoftoi se ka pezulluar shtatë punonjës brenda këtij institucioni, ajo kritikoi pushtetin që tash e tre muaj pothuajse, nuk e ka emëruar akoma ministrin e ri të Shëndetësisë.
“Kosova nuk ka Ministër të Shëndetesisë sot e 74 ditë, prandaj për këtë tragjedi në Spitalin e Pejës sot, nuk mund të kërkojmë dorëheqje të Ministrit. ShSKUK hesht, Qeveria hesht. Komiteti hesht”, shkroi ajo në Facebook.
Mes tjerash, ajo pyeti edhe kryeministrin Albin Kurti që edhe sa duhet ‘të presim pë r dhënie të përgjegjësisë’ mbi krejt këto ngjarje që po ndodhin në sektorin e shëndetësisë.







