Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu tregon se a po kalonë në Vetëvendosje?!

Pasi qarkullimit të lajmeve se deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi një gjë të tillë e bëri kolegia e saj, Adelina Granica, ka reaguar vetë Musliu-Shoshi.

Ariana Musliu Shoshi në një deklaratë në emisionin “Debat” të Dukagjinit e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Ballkani.info.

“Unë jam në shtëpi, duke u marrë me djalin dhe nuk e kam idenë se çfarë është shkruar për mua. Por, mund të ju them se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se unë as nuk kam hyrë e as nuk dalë nga PDK-ja me pazare”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/