“Ndoshta masat i kemi paguar, por (Milan) Radojiçiq është në arrati tani”, ishte duke thënë Besnik Bislimi, zëvendës-kryeministër i Kosovës, në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar, kur u ndërpre nga deputetja e Lidhjes Demokratike, Rrezarta Krasniqi, për t’ia rikujtuar se me atë terrorist flet në telefon shefja e Grupit Parlamentar të vet partisë së Bislimit, Mimoza Kusari-Lila.

“Gjithë Evropa e akuzon si kriminel (Radojiçiqin…”, pohoi Bislimi, “e ju folni në telefon me të”, ia vazhdoi Krasniqi fjalinë.

Pas ndërhyrjes së Krasniqit, zëvendës-kryeministri mërmëriti për të larguar përgjegjësinë së paku na vetja: “une ss… s’fola… s’foli në telefon më to as…”

“Po shefja juaj…”, ia kthyen më pas deputetët e opozitës.

“Nejse tash, ju keni nevojë për qeto deklarata”, rimori vetën Bislimi.

“Jo ne, po ti po ke nevojë, se s’mund të flasësh për Radojiçiqin, kur ju mirreni vesh me të, shefja e Grupit Parlamentar tuaj”, ia kthej Krasniqi.

Ishte mediumi Nacionale që publikoi një bisedë në mes të kryeterroristit Milan Radojiçiq dhe Mimoza Kusari-Lilës duke konfirmuar kështu se ajo ka komunikuar drejtpërdrejtë me të, edhe pasi ai ishte në kërkim nga organet e rendit në Kosovë për përfshirje në vrasje dhe krime të tjera.

Nga Vetëvendosje nuk kanë pasur problem që Kusari-Lila ka komunikuar me personin përgjegjës për agresion ndaj Kosovës.

Madje, edhe i janë vënë në mbrojtje, duke pranuar se ajo ka folur me të, por duke bërë konstatime se i është montuar si situatë.