Deputetja e LVV-së

Deputetja e LVV-së pas vdekjes së 24-vjeçares: Kur sëmuren ministrat e ish-ministrat, shteti ka para për ta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas vdekjes së 24 vjecares nga Ferizaj që vdiq nga leukimia,

Pacolli në Facebook ka shkruar se derisa në vend 2 milion euro avullohen nga arka e shtetit, 5 milionë përmes tenderit i ndahen ministrit, e kur ministrat/ish-minstrat e vip-at tjerë politik sëmuren shteti ka para për ta, teksa shton se për Valentinën kishte vetëm 30 mijë euro por për shërimin e saj duheshin 300 mijë. Dje, Valentina, 24 vjeç, vdiç nga leukemia.

“Leukemia dhe shumë sëmundje tjera mund të shërohet por në Kosovë shumë fëmijë e të rinj po vdesin nga sëmundje të shërueshme. Fotografitë e Valentinës i kemi parë të gjithë në sheshin e Prishtinës siç i kemi parë edhe fotografitë e shumë fëmijëve e të rinjve tjerë nëpër sheshet e qyteteve tona. Rrjetet sociale janë mbushur me kërkesa e lutje për ndihmë. Ka edhe shumë të tjerë që zgjedhin të mos kërkojnë ndihmë publikisht”, ka thënë ajo.

“Qytetarët zemërmirë do të ndihmojnë aq sa munden por nuk do të arrijnë të mbledhin aq sa kërkohet për të shëruar secilin. Nga arka e shtetit ndahen shuma minimale sepse shumat e mëdha vidhen. Miliona investohen në autostrada e projekte që janë të janë të destinuara të dështojnë. Nuk shkon më kështu. Nuk është e pranueshme disa të bëhen milionerë e shumë fëmijë e të rinj të na vdesin nga sëmundje të shërueshme. Nuk na duhen më autostrada, na duhen spitale, pajisje, barna e mjekë për të shëruar qytetarët tonë. Nuk mund më të financojmë luksin e të korruptuarve e kriminelëve, të paguajmë për veturat e tyre milionshe e pushimet ekstavagante.Nuk shkon më kështu”, ka shkruar ajo.