Reagim

Deputetja e LDK-së godet Gërvallën: Asnjë sukses në diplomaci, ndërkohë e paguan 7500 euro Gani Jakupin

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka ikur sot ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci me arsyetime të pabazuara.

Kransiqi thotë se Gërvalla i ka ikur përballjes pikërisht kur është pyetur për të bëmat e saj në diplomaci, meqë sipas deputetes së LDK-së s’ka bërë asnjë punë të mirë, s’ka sjellë asnjë njohje, në ndërkohë që e paguan Gani Jakupin 7500 euro.

Reagimi i plotë:

 Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë.

Sa për dijeni të qytetarëve, znj. Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen për raportim edhe në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.

Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!