Deputetja britanike Alicia Kearns ka shpërndarë një postim të Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re.
Në këtë postim është një intervistë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të dhënë për mediat kineze.
Ai nuk hezitoi fare të thotë se Tajvani është Kinë, duke theksuar se “shpreson që presidenti kinez Xi Jinping do të kujdeset për Tajvanin në mënyrën e duhur, mënyrën që ai dhe Kina dëshiron”.
“Për ne është shumë e thjeshtë: Tajvani është Kinë. Besojmë se presidentit Xi do të kujdeset për Tajvanin në mënyrën e duhur, mënyrën që ai dëshiron, mënyrën që Kina dëshiron”, tha Vuçiq në intervistën e dhënë nga Beogradi.
Ndryshe Kearns pati paralajmëruar disa muaj para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë, se serbët po shfrytëzojnë autoambulancat për të transportuar armë.
“In the way he wants”.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 4, 2024
Self-determination of the people of Taiwan is sacrosanct.
The ease with which Vucic dismisses the rights of a people should sound alarm bells. https://t.co/VYJfVcRLbO







