Alicia Kearns

Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, ende s’ka pasoja për Serbinë

Deputetja e Parlamentit Britanik dhe kryetare për punë të jashtme, Alicia Kearns ka deklaruar se ka shkruar se kanë kaluar tashmë dy javë që kur terroristi Milan Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie, por ai mbetet i lirë në Serbi.

Ajo ka shkruar në X, se nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie, një akt i qartë përshkallëzimi.

“Tani jemi dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin ndaj Kosovës që pa një oficer policie të vrarë. Ai mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht lavdërimit të saj të terroristëve me një ditë zie – një veprim i qartë i përshkallëzimit”, ka shkruar ajo.