Përmes një konference për medie të premten, deputeti Artan Abrashi tha se kryeministrit Hoti nuk e ka kredibilitetin dhe as legjitimitetin për të përfaqësuar Kosovën në dialog.
Abrashi po thotë se takimi që ndodhi na bëri me dije vetëm që zotëri Hoti është i aftë të flet gjuhën serbe
“Ne konsiderojmë që ai dialog po zhvillohet pa platformë, zotëri Hoti ende nuk ka prezantuar para qytetarëve se për çfarë tema po bisedohet atje. I gjithë ai takim që ndodhi na bërë me dije vetëm një gjë, fakti që zotëri Hoti është i aftë të flet gjuhën serbe, nuk kuptuam diçka tjetër çka është biseduar aty. Gjithsesi Lëvizja Vetëvendosje do të përcjell me kujdes tërë këtë provës të bisedimeve dhe dialogut. Konsiderojmë që zotëri Hoti nuk ka as kredibilitetin dhe legjitimitetin për të përfaqësuar palën, pra institucionet dhe republikën e Kosovës në këtë proces mjaft të rëndësishëm dhe delikat”, tha ai.
Deputeti Abrashi adresoi kritika ndaj qeverisë Hoti edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.







