Deputeti i VV-së tenton ta paraqesë Prishtinën si krejt të ndriçuar e me rrymë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një fotografi nga lartë Prishtinës.

Fotoja është shkrepur nga Butovci, ku Bajqinovci ka dashur të tregojë se në kryeqytet ka rrymë, shkruan lajmi.net.

Por, komentuesit ia kanë përgënjeshtruar tendencën Bajqinovcit duke i thënë së gjysma e Prishtinës është pa energji.

Ndryshe, KEDS ka njoftuar se në Kosovë do të nisin reduktimet e rrymës pas krizës dhe stërngarkimit të sistemit.