Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka komentuar vizitën e sotme në Komunën e Prishtinës, të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrahmani ia ka kujtuar Ahmetit kohën kur e ka shkarkuar Vitinë nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Madje, deputeti i VV-së tha se i pari i Prishtinës e ka tradhëtuar edhe Kurtin.

“Para pak kohe, Shpendi, Albinin e tradhëtoi Arbenin e shkarkoi. Sot Albini si kryeministër e Beni si ministër vizitë komunë. Qeverisje pa inate, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.