Deputeti i VV-së provon të hedh hi syve: Qeveria Kurti po e çrrënjos Beogradin nga Kosova

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka pretenduar se qeverisja nëpër të cilën po kalon ai po e “çrrënjos përfundimisht Beogradin nga Kosova”.

Rrustemi këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Lista Serbe falë Qeverisë Kurti nuk pyetet më për formimin e Qeverisë. Përkundër deklarimit të deputetit të VV-së, Goran Rakiq ka shërbyer për më shumë se një vit si ministër në Qeverinë Kurti.

“Qeveria Kurti po e çrrenjosë përfundimisht Beogradin nga Kosova. Vetëm shikojeni se ku është Lista Serbe sot e ku ishte më parë. Që nga krijimi i saj nga dialogu në Bruksel, ajo ka qenë kyçe në formimin e dy Qeverive të Republikës së Kosovës, Qeverisë Haradinaj (PAN) dhe Qeverisë Hoti (LAAN); ka pasur marrëveshje koalicioni me tre Kryeministra të Republikës së Kosovës, Mustafa (PDK-LDK), Haradinaj (PAN) dhe Hoti (LAAN); dhe tre herë ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës”, ka pretenduar ai.

“Sot Lista Serbe, nuk pyetet për formimin e qeverisë. Nuk është partnere koalicioni. E nga dhjetori i vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka ministër serb nga një subjekt tjetër e me qasje ndryshe. Andaj, e mbetur pa ndikimin që dikur e kishte, sot, Listen Serbe më së shumti dhe më së shpeshti mund ta gjeni nëpër barikada përkrah personave me maska e me të kaluar kriminale”, ka përfunduar përfaqësuesi i VV-së në Kuvend.

Postimi i plotë: