Artan Abrashi

Deputeti i VV-së nis mëngjesin duke ironizuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e deputetë të ndryshëm brenda grupit parlamentar që nga ardhja në pushtet e kanë shndërruar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në një tabelë qitjeje.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka provuar që të ironizojë me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani.

Abrashi ka publikuar një njoftim te presidentit amerikan Joe Biden për vendosjen e tarifave për produktet nga Kina, duke thënë se po ta kishte në dorë një vendim të tillë Gresa Caka do ta rrëzonte menjëherë në Kushtetuese.

“Po ta kishte në shqyrtim këtë vendim Gresa Caka, do ta rrëzonte menjëherë në kushtetuese”, ka shkruar ai.