Deputeti i VV-së kritikon Shpend Ahmetin: Komuna e Prishtinës nuk po e ruan shëndetin e qytetarëve

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka kritikuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rritjes së rasteve me coronavirus në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Komuna e Prishtinës nuk është duke bërë asnjë hapë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Postimi i tij:

Përveç dështimit total të qeverisë KOTI në menaxhimin e pandemisë COVID-19, fatkeqësisht edhe Komuna e Prishtinës nuk është duke bërë asnjë hapë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Shpend Ahmeti, sa kishim nga 2 deri në 30 raste në Kosovë me COVID-19 dhe kishim qeverinë Kurti, çdo ditë thuajse bëhej dezinfektimi rrugëve, hyrjeve të banesave, institucioneve publike, parqeve etj. Sot në Prishtinë janë mbi 1 mijë raste aktive, ai përveç statuseve në rrjetet sociale dhe vajtimeve nuk është duke bërë asgjë.

Prishtina është kryeqytet dhe angazhimi duhet të jetë shumëfish më i lartë se i komunave tjera. Dembeli i Prishtinës duhet të zgjohet nga gjumi dhe të angazhohet në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Qeverisja është maratonë që zgjatë, qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe jetë të dinjitetshme në Kryeqytet.