Ganimete Musliu dhe Time Kadrijaj, i dhuruan flamuj kombëtar Albin Kurtit, pak çaste para betimit për deputet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut dhe Time Kadrijajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat sot gjatë seancës konstituive ua dërguan deputetëve të Lëvizjes nga një flamur kombëtar.
Batusha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fcebook, i ka falënderuar deputetet Musliu dhe Kadrijaj për flamujt, mirëpo, ka shtuar se Vetëvendosje e kishte marrë me vete paraprakisht flamurin kombëtar në seancë.
“I falënderojmë deputetet znj. Time Kadria dhe znj. Ganimete Musliu që na sollën nga një flamur kombëtar të vogël në Kuvend kur bëmë betimin. Ndonëse ne tashmë e kishim një më të madh të tillë te rreshti i pare”, ka shkruar Batusha.








