Deputeti i PDK-së e “qet në rrenë” Kurtin: Termocentrali Kosova A s’është në remont, është para fatales

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Termocentrali-A është në defekt e jo në remont, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Shala ka shtuar tutje se nuk ka mundësi të jetë në remont pasi që ka dështuar tenderi, shkruan lajmi.net.

Po ashtu deputeti i PDK-së ka thënë se TCA ka dalë para asaj, siç ka thënë deputeti, para asaj që quhet fatale.

“Termo Centrali A është në defekt, dhe jo në remont. Si ka mundësi të jetë në remont, kur ka dështu tenderi. Këtë e tha kryeministri, pra s’ka remont. Ai ka dalë para asaj që quhet fatale, dhe jo në atë që kryeministri e quajti, pra remont”, ka thënë Shala.