Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike së Kosovës, Andin Hoti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e masave ndaj produkteve të importuara nga Serbia e Bosnja.

Ai ka cekur edhe disa arsye shtesë që sipas tij plotësojnë të gjitha kushtet për Qeverinë që të ndërmarrë një vendim të tillë, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Kryeministri Haradinaj i ka dërguar një letër shpjegimi zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, ku ka përmendur disa arsyetime rreth vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia e Bosnja.

E vazhdimin e këtyre arsyetimeve, e ka bërë deputeti nga PDK, Andin Hoti, i cili përpos disa arsyeve të cekura në statusin e tij, ka thënë se arsye për një taksë të tillë ka ‘sa është e gjatë rruga Kosovë-Bruksel’.

Statusi i plotë i deputetit Hoti:

Vazhdimësi e arsyetimeve:
– Serbia refuzon të kërkoj falje e as nuk pendohet për gjenocidin në Kosovë;
– Serbia nuk pendohet e as nuk kerkon falje per mbi 20’000 raste dhunimi në Kosovë;
– Serbia refuzon të bashkëpunoj për zbardhjen e fatit të mbi 1600 përsonave të zhdukur nga forcat e saj;
Etj. Etj. Etj. Z. Kryeminister! Arsye ka sa është e gjatë rruga Kosovë – Bruksel!
Megjithatë TË LUMTË për taksen prej 100% ndaj Serbisë!