Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, njëjtë si Albin Kurti i VV’së, po e përkrah kandidatin demokrat Joe Biden për zgjedhjet në SHBA.

Avdyli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shkenca dhe mjekësia në botë ka nevojë për lidershipin e Biden si asnjëherë më parë.

“Fitorja e JoeBiden, është e rëndësishme për rikonsolidimin e vlerave Amerikane së pari, pastaj shtytje për lirinë e demokracinë në botë. Shkenca dhe mjekësia në botë ka nevojë për lidershipin e tij si asnjëherë më pare.”, ka shkruar ai.

Përveç Avdylit i cili është i afër me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, edhe lideri i VV’së, Albin Kurti ka shprehur qëndrim pro Biden.

Ndryshe, dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Joe Biden, po marrin përkrahje nga shumë qytetarë anekënd botës.