Deputeti i AAK-së: Dikur e kallën Kosovën për ta shkarkuar Jabllanoviqin, tash i japin leje speciale për lëvizje

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pasi që ka kuptuar se ish-ministrit të shkarkuar, i cili pati ofenduar nënat gjakovare, i është dhënë leje speciale për qarkullim brenda Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Syla i është drejtuar me kritika të ashpra Qeverisë, duke thënë se ky pushtet dikur e pati kallur Kosovën për ta shkarkuar Jabllanoviqin, ndërsa tash i kanë dhënë leje për lëvizje të lirë në tërë Kosvoën.

“Dikur e kallen Kosovën me e shkarku Jabllanoviqin, e sot i paskan dhanë leje për me u shëtit në tërë Kosovën lirisht. A keni ftyrë o njerëz? Turpi ju mbuloft. Këtë nuk ua kishte borxh ky popull”, ka shkruar Syla.